Politikë

Veliaj: Ardhja e profesionistëve do e bëjë politikën më produktive

Veliaj: Ardhja e profesionistëve do e bëjë politikën më

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar në emisionin më të ri në “News 24”, “Dola te Ola”, se lista e Partisë Socialiste është bazuar tek profesionistët e karrierës dhe të rinj që do u jepet shansi të tregojnë veten në politikë. Veliaj tha se ka ardhur koha që fjalët t’ia lënë vendin veprave, si i vetmi produkt i vlefshëm i politikës.


“Pyetja është në jetën tonë bëjmë muzikë, apo bëjmë zhurmë? Edhe politika, kur ndihmon njerëzit, kur punon për njerëzit, kur bashkon njerëzit është muzikë. Kur përcan, kur mbjell helm, kur bëhet toksike është si zhurmë. Ajo që unë inkurajoj, është mos u merrni me fjalë, ne duhet të lëmë një produkt. Konusmohen shumë fjalë e të pavërteta sa ndonjëherë them sikur ajo pjesa produktive mos ishte 10-20%, por të ishte 100%, imagjino sa shpejt do kishim ecur përpara. Ndaj një nga gjërat që jam entuziast kur shikoj njerëz si profesoreshë Luljeta, apo si doktoreshë Najada them do vijnë njerëz që kanë bërë gjëra prej vërteti. Ardhja e profesionistëve them që do e bëjë politikën më produktive,” u shpreh Veliaj.


Ai solli shembullin e tj personal se si me kontributin e tij ka ndihmuar që politika të jetë më e mirë, shembull të cilin Veliaj tha se duhet ta ndjekin edhe të rinjtë që do i shtohen listës së PS.


“Kam jetuar në SHBA pastaj në Angli. Kisha dy mundësi: t’i bashkohesha korit të cinikëve dhe të thoja s’bëhet, ose të ndiqja parimin bëje vetë. Pra nëse s’ke besim tek të tjerët atëherë merr dicka përsipër. Më vjen mirë që do kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër, të cilët do kenë një shans për të thënë ja si do e bëja unë politikën,” deklaroi Veliaj.