Veliaj i përgjigjet Metës: Tirana ka ajrin më të pastër sot, në kohën tënde mbytej nga tymi i gëlqeres së Krujës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Ilir Metës, i cili sot në mëngjes, postoi një foto ku pretendonte se Tirana e vitit 2021 kishte një cilësi të keqe të ajrit.
Veliaj është shprehur se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021 sepse aplikacioni i “il Meteo” e nxjerr ajrin e Tiranës sot shumë më të pastër.
“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S'ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.
Ish Presidenti, Ilir Meta, ditën e sotme ka publikuar një foto ku shkruan: Koha për t'u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!