Politikë

Veliaj komenton sulmin me grusht ndaj Berishës: E dënueshme dhuna për këdo!

Veliaj komenton sulmin me grusht ndaj Berishës: E dënueshme dhuna

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar ditën e sotme sulmin ndaj Sali Berishës gjatë protestës së një dite më parë.

Ai e ka quajtur atë një gjest të shëmtuar dhe tha se dhuna ndaj kujtdo është e dënueshme.

Veliaj komenton sulmin me grusht ndaj Berishës: E dënueshme dhuna

“Akte dhune si ai që pamë dje, nuk janë aspak një gjë e bukur. Nuk ka rëndësi ndaj kujt! Nuk ka rëndësi mosha. Nuk ka rëndësi nëse jemi dakord politikisht, apo kundër politikisht! Të godasësh, qoftë gruan në shtëpi, qoftë një të moshuar në rrugë, qoftë një fëmijë në klasë, janë sjellje të dënueshme dhe jo civilizuese”, u shpreh Veliaj.