Politikë

Veliaj në shkollën e re “Lasgush Poradeci”: Ku janë ata që bllokonin Astirin apo projektet e tjera?! Karrierat e tyre morën fund

Veliaj në shkollën e re “Lasgush Poradeci”: Ku janë

Veliaj gjatë inspektimit të shkollës së re “Lasgush Poradeci” në Kombinat paralajmëroi të gjithë ata që tentojnë të shfrytëzojnë një fatkeqësi për të bërë politikë, se do të gjejnë fundin e karrierës politike.

“Investimi i dytë që mbaron në Kombinat është qendra sociale për njerëzit në nevojë, për ata me ndihmë ekonomike, për të moshuarit që ndoshta i kanë fëmijët jashtë dhe tek ajo qendër sociale kanë edhe mensën, kanë edhe kujdesin. Duam që Viti i Ri t’i gjejë në qendrën sociale, e cila për ta ka qenë si një shtëpi e dytë. Mandej po vazhdojmë me ndërtimin e pallateve për të prekurit nga tërmeti. Për sa kohë që vazhdojmë ta paguajmë - dhe do ta paguajmë deri në ditën e fundit - qiranë e secilit që i është prekur shtëpia nga tërmeti, nuk duhet të shqetësohet askush. Kurse, ata që duan ta shfrytëzojnë këtë për të bërë politikë, po ju themi edhe njëherë se Bashkia e Tiranës, me projektet e saj, i ka ndërprerë disa karriera - ku ishin dhe ku janë sot ata që protestonin për këndin e lodrave, nga Presidenti deri te deputeti me patllake? Ku janë ata që bllokonin Astirin apo projektet e tjera?! Karrierat e tyre morën fund”, tha Veliaj.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Tiranapost.al