Politikë

Veliaj: PS ka 10 kandidatë burra dhe gra dinjitozë për president, nëse opozita nuk do të bashkëpunojë

Veliaj: PS ka 10 kandidatë burra dhe gra dinjitozë për president,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë në News 24 ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe është shprehur se PS ka të paktën 10 kandidatë burra dhe gra dinjitozë, nëse opozita nuk do të bashkëpunojë.

“Brenda qershorit do të kemi një president normal. Kemi të paktën 10 figura burra dhe gra dinjitozë që i ruajnë reputacion vendin tonë. Nëse opozita nuk do të bashkëpunojë. Kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një socialist aktiv, dhe besoj se i kemi dalë borxhit të opozitës, nëse opozita thotë 3 herë jo do të duhet ta propozojmë vetë. Besoj një personalitet dinjitoz që nuk merret me ujërat e zeza dhe nuk e çon Sami Frashërin në Paskuqan. Meta nuk e mban fjalën, nuk ka për ta mbajtur fjalën as për të kandiduar në bashki të Tiranës, nuk është nga ata burra Ilir Meta që të kandidojë për bashki të Tiranës, do të rrinë si bimë kacavjerrëse”

Kryebashkiaku gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien e tensionuar me Presidentin e FSHF-së Armand Dukën.

“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon. Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet, ato të mos vidhet”