Politikë

Veliaj: Unë nuk jam as në akuzë, as jam në hetim. Ndërkohë shikojmë personazhe si Donald Trump që janë me 33 procese gjyqësore

Veliaj: Unë nuk jam as në akuzë, as jam në hetim.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i ftuar në “Real Story” ku ka folur për akuzat e bëra nga kritikët. Veliaj u shpreh se fjalën e fundit e ka drejtësia ndërsa shtoi se nuk është as në akuzë, as në hetim.

“ Unë vetë, as jam në akuzë, as jam në hetim. Ndërkohë shikojmë personazhe si Donald Trump që janë me 33 procese gjyqësore. Këtu pyetja është do flasë drejtësia apo do flasin analistët, apo ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë gjë në jetë dhe japin komente. Unë besoj që duhet të flasë drejtësia dhe ky ekzekutimi me paradhënie I njerëzve, karaktereve të tyre, familjes së tyre, reputacionit të tyre, është diçka me të cilët duhet të piqemi dhe të maturohemi si shoqëri. Në këtë fazë ku jemi ekipi është totalisht I rinovuar, ndërkohë që do të kemi edhe disa procese të tjera. Jemi në komunikim se si do të marrim për secilën prej ndërmarrjeve të bashkisë certifikatën ISO, për t’u siguruar që të gjitha procedurat, sipas asaj që certifikata ISO vlerëson si në BE dhe shumë vende të tjera modern të jetë gjithashtu një standard shtesë dhe unë besoj se të gjithë mësojnë nga situata të tilla. Unë I kam nxjerrë mësimet e mia. Tani jem në fazën ku do ngremë edhe disa sisteme të reja dhe siguresa të reja për sistemin. Por di të them që Tirana nuk do ndalet edhe do ta lëmë këtë qytet shumë herë më të mirë seç e gjetëm”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë theksoi se koha ka treguar se qyteti ecën përpara kur të gjithë janë të mbushur me energji pozitive dhe nuk pengojnë njëri-tjetrin.

“Sigurisht që ka nevojë çdo skuadër që kur ka një zëvendësim të marrë ritmin e vet. Janë bërë gjithë zëvendësimet në skuadrën tonë. Jemi një skuadër prej 11 700 vetësh edhe e përhapur në mbi 70 drejtori të ndryshme. Ka sektorë pa fund ku po punohet dhe kantierët e ardhshme do jenë le të themi prova jonë e vërtetë dhe testi I vërtetë I qëndrueshmërisë së asaj që kemi ndërtuar.

Tirana e Re e 100 viteve të ardhshme sigurisht do të jetë pjesa e bulevardit. Jemi besoj në seancën e fundit gjyqësore për Kopshtin botanik, mezi pres ta fillojmë atë projekt, jam i sigurtë që edhe aty do të ketë beteja të ngjashme. Ndaj edhe besoj që testi i vërtetë do të jetë ritmi I këtyre punëve. Sa u hap shkolla ‘Xhezmi Delli’, me financim të BE, do të hapim shumë shpejt shkollën “Emin Duraku”, një super lajm për gjithë zonën e Bllokut dhe fëmijët që detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera si ‘Vasil Shanto’ dhe ’11 Janari’ dhe në finale punët do të jenë ato që do t’i rezistojnë çdo debate.

Shumica e njerëzve janë njerëz që shkojnë nëpër punët e tyre, shohin familjet e tyre, punojnë me drejtësi, sigurisht edhe ata bëjnë gabimet e tyre dhe vetëm ai që punon ia kupton hallin atij që punon. Një njeri që s’punon dhe nuk ka arritur asnjë gjë në jetë sigurisht që nuk e kupton dot se çfarë do të thotë një organizatë komplekse me kaq shumë njerëz dhe me kaq shumë shpërndarje të punëve. Në finale, them drejtësia do duhet të flasë, por teksa mbërrijmë te ajo ditë, ne nuk duhet të harxhojmë asnjë ditë duke e mbajtur kokën pas, por duke ecur përpara. Ky qytet sot ka vulën kontributin e të gjithëve, edhe atyre që mund të kenë gjëra për të sqaruar edhe atyre që as janë në hetim dhe as janë të akuzuar, por ky qytet ecën përpara vetëm kur të gjithë e mbushim me energji të mirë. Po shqyem njëri-tjetrin dhe po e kthyem këtë në një betejë banale me molotovë, molovët nuk janë ide, dhe molotovët nuk janë gjuha e 2024, Tirana vitin tjetër do të jetë kryeqyteti Mesdhetar I Kulturës dhe Dialogut, këtë vit bashkia e Tiranës drejton gjithë bashkitë e rajonit, vjet ishte i Sportit dhe Rinisë”, tha ai.