Politikë

Vendoset data e seancës plenare për shkarkimin e Metës

Vendoset data e seancës plenare për shkarkimin e Metës

Gjykata kushtetuese ka vendosur datën 18 janar 2022, për seancën plenare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një muaj më parë, pas më shumë se katër muajsh nga vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, Kushtetuesja njoftoi se mori vendimin për të kaluar ccështjen në seancën plenare, por nuk njoftoi një datë.

Kujtojmë se në 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit.

Tiranapost.al