Politikë

Verifikimi i firmave të Berishës për Kuvendin, reagon PD: Agron Shehaj po bën show mediatik

Verifikimi i firmave të Berishës për Kuvendin, reagon PD: Agron

Agron Shehaj, i cili është futur në politikë nga i Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kthyer përsëri kundër këtij të fundit. Pasi e sfidoi për karrigen e kryetarit të PD-së, Demokrati ka dalë drejtërdrejt edhe njëherë kundër Bashës, duke bërë verifikimin e firmave të Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Pas këtij veprimi të Shehajt, kanë reaguar edhe degët 5 dhe 7 të PD-së në kryeqytet, duke e akuzuar demokratin se po bën shoë mediatik dhe se konfirmoi që interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal.

Në deklaratën e përbashkët në rrjetet sociale, degët e Partisë Demokratike, kanë thënë se Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë.

Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet, thuhet më tej nga demokratët e degës 5 dhe 7.

Reagimi i plotë i PD-së:

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

Shoë mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

Tiranapost.al