Politikë

Video e Maqellarës, Fevziu: U kapët me presh në duar. Rama: Preshin e di Prokuroria. Skena është e turpshme

Video e Maqellarës, Fevziu: U kapët me presh në duar. Rama:

Kryeministri Rama u pyet në Opinion për një makinë të ndaluar në Maqellarë të Dibrës ku dyshohet se po bliheshin vota nga struktura të PS, sipas pretendimeve nga Partia Demokratike.

Video e Maqellarës, Fevziu: U kapët me presh në duar. Rama:

'U kapët me presh në duar', tha Fevziu.

Kryeministri Rama: 'Preshin e di Prokuroria. Skena është e turpshme'.

Edi Rama:

Ku i njeh ti dhe unë personat që atë makinë? Akuzart që ngrihen janë pjesë e së njëjtës strategji për të ndotur procesin dhe PS-në. Ata që bëjnë akuza sot i kanë duart me gjak. I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një efektiv policie. Unë dua të bëj një pyetje se çfarë do ndodhte sot në Shqipëri nëse ngjarja do ishte vice-versus? Këtu do ishte djegur shqipëria.

Imagjino sikur Taulant Balla të dilte e të thoshte: Po, ne kemi një grup paramilitar. Për Dibrën, ka vajtur policia dhe prokuroria dhe personat janë ndaluar dhe janë aktualisht në prokurori.

Gjyqin s’ua bëjnë ata që vrasin. Kushdo qoftë ata do dënohen.

Fevziu: Kur flet prokuroria?

Rama: Do flasin kur duan ata dhe s’ua caktojmë ne. Kjo është çështje e drejtësisë. Ajo që shqiptarët duhet të bëjnë është të shporrin këta.

-Fevziu flet përgjimet që u publikuan nga Bild.

Rama: Përgjimet nuk janë një element që shërbejnë për gjykata popullore. Dhe po të them ai proces që po bëhet, janë në burg 20 veta dhe në atë porces janë përfshirë të gjitha partitë. Dhe mes tyre shumiva s’janë të PS.

Nëse dikush na dëgjon në telefon ne mund ta na shkëpusin kontekste, dhe mua dhe ty na nxjerrin edhe me seksualitet të dyfishtë. S’jemi por çfarë nuk ndodh.

*Tiranapost.al.