Politikë

Video/ Fjalim profetik i Edi Ramës apo politika është e parashikueshme: Lulzim këta do të të rrahin ty dhe aty në rrugë do ketë vetëm…

Video/ Fjalim profetik i Edi Ramës apo politika është e

Është një pjesë nga një fjalim arkive i Edi Ramës mbajtur në parlament në datën 8 shkurt 2018!

Sot po qarkullon në rrjetin social TikTok për të treguar një lloj profecie politike, dhe nëse e lidh me kacafytjen në PD, mes Bashës dhe Berishës për selinë, qëndron. Për të vazhduar edhe me drejtësinë që mbetet për t’u provuar.

Ja se çfarë ka thënë Edi Rama:

“Guri, o guri hajde se po na rrahin! Hajde guri se po na rrahin! Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim ma dëgjo sot këtu përpara të gjithëve. Unë e di si do shkojë kjo punë dhe mbaje mend në fund këta do të rrahin ty, se do iu ngordhi gomari dhe do i bien samarit dhe pastaj 7x7=42, 1 kg karrota, gjysmë kg presh dhe në fund fare do përfundojë kjo punë që ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe. Pastaj atje në rrugë të madhe si ta kesh fatin ti bashkë me këta sepse nuk është më rrugë pafund, ka një stacion, stacioni është drejtësia e re. Aty do shikojmë pastaj kush jeni ju dhe kush jemi ne.”