Politikë

Video/ Fjalimi që u bë viral i deputetit: Kur kisha kaçurrelat dhe paratë, ‘fëmrave’ u jepja më shumë whisky se ujë

Video/ Fjalimi që u bë viral i deputetit: Kur kisha kaçurrelat

Dhuna ndaj grave dhe vrasjet në Shqipëri janë tema të ndjeshme për të cilat diskutohet jo pak herë. Edhe në parlament u bënë disa diskutime serioze mes deputetëve. Ajo që u vu re dhe që nuk vonoi shumë të bëhej virale, ishte fjalimi i deputetit të opozitës së re, Kostaq Papa, i hyrë në parlament nga listat e PD së për qarkun e Tiranës, njëkohësisht edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar. Ai u përpoq të përcillte një mesazh të fortë për gratë, para 8 marsit dhe ka treguar se kur ishte i ri, i pasur dhe me kaçurrela iu jepte femrave që kishte afër Whisky dhe pije të tjera më shumë se ujë.

Video/ Fjalimi që u bë viral i deputetit: Kur kisha kaçurrelat

Kostaq Papa u referohet femrave me fjalën: Fëmra, ndoshta nga origjina e tij sarandiote por a është e përshtatshme kur je deputet dhe përfaqëson në parlament.

Lexoni fjalimin e tij:

Të gjithë duhet të jemi pak Gentleman meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje me fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet tu kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo, dhe aq më tepër për fëmrat. Sepse në rininë time të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha edhe kaçurrelat por kur kisha edhe paratë, kanë pirë më shumë ëhisky ose pije të mira sesa ujë.