Politikë

Video/ Mbyllet takimi i Metës me ambasadorët: Por atë të Amerikës, Yuri Kim e presin këshilltarët

Video/ Mbyllet takimi i Metës me ambasadorët: Por atë të

Një orë e 20 minuta zgjati takimi i presidentit Meta me ambasadorët e akdredituar në vend. Siç bëjnë me dije gazetarët tema e diskutimit ka qenë situata politike, reforma zgjedhore dhe Teatri Kombëtar. Sot në selinë e presidentit ka qenë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Por Meta nuk është takuar drejtpërdrejt me ambasadoren amerikane dhe atë gjerman, por në vend të tyre është takuar më opozitarët.

Ambasadoren amerikane e kanë pritur këshilltarët e presidentit. Ambasadorja amerikane Yuri Kim deri më tani nuk ka reaguar për çështjen e Teatrit. Takimet e saj lidhen me kërkesën për shpejtimin e reformës zgjedhore për tu implementuar në zgjedhjet e ardhshme.

Priten të zbardhen më shumë detaje vetë nga zyra e presidentit.

Ndërkaq, shihni momentin kur ambasadorët dalin nga presidenca.