Politikë

Ky moment kur Altin Dumani preket për kolegët e tij shpëtoi pa u vënë re

Ky moment kur Altin Dumani preket për kolegët e tij shpëtoi pa u

I vizatuar si prokurori i pashantazhueshëm, ndonjëherë edhe i ftohtë sot Altin Dumani kreu i SPAK shfaqi një anë tjetër njerëzore, kur u vu në dyshim integriteti dhe pavarësia e tij edhe e kolegëve të tjerë në SPAK, nga Flamur Noka në Komisionin e Ligjeve.
Dumani tha se jo, ai s’është peng i askujt dhe se nuk lejon që prokurorët kolegë të tij që punojnë orë e pa orë të shigjetohen me të padrejtë.

"Se kuptoj si mund të shkosh kaq larg dhe të aludosh se prokurorët dhe hetuesit kanë dekonspiruar çështjen, është mundi i hetuesve të BKH, i imi personali dhe prokurorit tjetër të çështjes. Kemi punuar orar pa orar, 8 me 8 kemi punuar. Është shumë fyese dhe denigruese të aludosh për personat me të cilët me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse dhe me kaq personazhe në dosje. Nuk më akuzon mua policia, s’ka shans. Nuk ec me të dëgjuar, ec me prova, Ti dëgjon, unë kam prova. Kështu është standardi, ti ecën me të dëgjuar ne me prova", tha Dumani.