Politikë

Video/ Pasi u provokua Basha me fjalinë  “Thuaji popullit që je peng”, presidenca sqaron

Video/ Pasi u provokua Basha me fjalinë  “Thuaji popullit

'Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë'.

Kjo ishte deklarata e presidentit Meta teksa bën krahasime me presidentin e parë të Bosnje Hercegovinës, Alija Izebegoviç, që shkaktoi konfuzion dhe u komentua edhe si presion ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Pyetja drejtuar presidentit kishte të bënte me deklaratën e kreut të PD i cili tha se Meta mund të bëjë opozitarin aq sa ai për presidentin.

Zoti president, doja t'ju bëja një pyetje sa i takon një deklaratë të bërë nga Zoti Basha se ju mund të bëni opozitarin aq sa ai presidentin...A e shihni si një mesazh që ju jep Zoti Basha për të mos ndërhyrë në territorin e tij dhe pyetja e dytë...(ndërpritet)

Meta përgjigjet me tone të ashpra: 

'Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë'.

A e kishte Meta për Bashën?

Pavarësisht se në video duket qartë që Meta nuk e ka me Ramën për frazën: Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng, përsëri presidenca është përpjekur ta neutralizojë dhe të tërhiqet nga kjo deklaratë për Lulzim Bashën, duke thënë se e kishte me Ramën.

Tedi Blushi para 35 minutash bëri statusin në Facebook, duke u tërhequr nga deklarata:

Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për "pengun" i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!
Kjo është e qartë!

Video/ Pasi u provokua Basha me fjalinë  “Thuaji popullit

Meta dhe Basha dolën në konferencë për shtyp, Basha një orë para presidentit Meta.

Pas statusit të Tedi Blushit, kryeministri Rama reagoi në Twitter duke shkruar:

Video/ Pasi u provokua Basha me fjalinë  “Thuaji popullit