Politikë

VIDEO/ Rama mesazh të koduar Petrit Fushës: Ish-prokurorët e skualifikuar po organizohen kundër qeverisë

VIDEO/ Rama mesazh të koduar Petrit Fushës: Ish-prokurorët e

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh të koduar ish-prokurorit Petrit Fusha dhe kolegëve të tij teksa theksoi se ata po përpiqen që të organizohen për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie.

Në ceremoninë përkujtimore me familjarët e viktimave të 21 janarit, Rama paralajmëroi se do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, së bashku me udhëheqësin e këtij referendumi.

“Sot, ne dorëzojmë familjeve simbolin e Dëshmorit të Atdheut për të dashurit e tyre dhe jam i bindur që prania e atij simboli në të katër shtëpitë do të jetë një pikë e dukshme referimi për vështrimin e fëmijëve kur të mendojnë për prindërit e tyre jo thjeshte në sensin e vlerësimit, por në sensin e besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën dhe ata, të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me palë të treta të veshur nën togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen. Do të përgjigjen ashtu siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort, për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, së bashku me udhëheqësin e këtij referendumi”, tha Rama.

Ish-prokurori Petrit Fusha do t’i shmangej vettingut duke dhënë dorëheqjen. Ndërsa djali i tij, është prezantuar nga Monika Kryemadhi si kandidat për deputet në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit.