Politikë

Video, Rama takohet në ShBA me nënsekretaren e Shtetit, ja për çfarë u bisedua

Video, Rama takohet në ShBA me nënsekretaren e Shtetit, ja për

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.

Video, Rama takohet në ShBA me nënsekretaren e Shtetit, ja për

Siç bën të ditur kryeministri në postimin e tij, gjatë këtij takimi ku ai shoqërohej nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, ai ka biseduar me Nuland për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike.

Video, Rama takohet në ShBA me nënsekretaren e Shtetit, ja për

Po ashtu pjesë e diskutimeve ka qenë dhe porti i ri tregtar të Durrësit si dhe baza e re ushtarake detare. Një tjetër pikë e diskutimit ishte kriza energjetike që kërcënon Europën për shkak të luftën në Ukrainë. Në këtë takim është folur edhe për solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj, rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi.