Politikë

VIDEO/ Rama telefonatë me Milva Ekonomin: "Malukatët" na sabotojnë me infektim të përditshëm, do Zoti nuk na çojnë në situata si Kosova dhe Mali i Zi

VIDEO/ Rama telefonatë me Milva Ekonomin: "Malukatët" na

Kryeministri Edi Rama përgjatë rrugës së tij nga Kolonja në drejtim të Përmetit ka telefonuar kandidaten për deputete të Qarkut të Durrësit, Milva Ekonomi ku e ka pyetur në lidhje me zhvillimet e fushatës të PS në zonën e saj.

Rama e ka pyetur Ekonomin për situatën në Durrës, por kjo e fundit në mënyrë të përsëritur i raportonte çfarë ndodh në Krujë dhe në Thumanë, duke shtyrë kreun e PS që me humor t’i thotë “m’u përgjigj për Durrësin se të pyeta katër herë”.

Ndërkohë përsa i përket fushatës së vaksinimit, Rama i ka thënë Ekonomit se javën që vjen do të ulet fasha e moshës dhe nuk ka harruar të përmendë tubimet elektorale të opozitës, të cilët i ka cilësuar “malukatë që sabotojnë me infektim të përditshëm”, duke shtuar se uron që mos krijohet një situatë si ajo e Malit të Zi apo Kosovës, për shkak të mënyrës sesi opozita bën fushatë.

Biseda e plotë mes Kryeministrit Rama dhe Milva Ekonomit:

RAMA: Alo. Milva si je?

EKONOMI: Mirmbrëma si jeni kryeministër,

RAMA: Unë mirë jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?

EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

EKONOMI: Edhe ata e kishin parasysh. Kishin vuajtur gjatë

EDI RAMA: Po uji u hap erdhi?

EKONOMI: Erdhi, në Krujë kanë bërë 3 pilotime. Kanë qenë shumë mirë, ka shumë entuziazëm. Kam takuar dhe bizneset, dhe dy vendet në Kala që kanë entuziazëm, kur do ndodhte

EDI RAMA: Po ç’entuziazëm, s’kanë pasur ujë gjithë jetën. Edhe këtu në Leskovik, s;ka pasur ujë, s’e jo se kanë pasur e e hoqëm ne. Shyqyr zotit po i bëjmë, dhe të mbyllet kjo histori. Po durrskakët e mi ç’thonë? Alo. Ja e shikon më iku vala, më ikën vala Milva. Se jam këtej nëpër rrugë pa shumë valë. Në Thumanë?

EKONOMI: Në Thumanë po ecën RIndërtimi, për energjinë elektrike kishte shumë falënderime. Shumë familje që kishin heq hallet, i punonte telvizori, lavatriçja.

EDI RAMA: Ishe copë copë aty, zonë e vështirë. Këto të Rindërtimit janë botë tjetër, shumë më shumë ç’kanë qenë. Katër herë Durrësi po të pyes, ti më çon sa në Krujë e Thumanë. Mirë ma bëre.

EKONOMI: Ju çova këtu se ishte zbulim. Prandaj ju zbulova. Padurimi i Rindërtimit është shumë prezent. Shtyn të mbarojë sa më shpejt.

EDI RAMA: Durrësi patjetër, por ka dhe volumet më të mëdha. Me pallate, apartamente, tani jemi përqëndruar ne, po t’i çojmë ditë për ditë vizitë në Spitallë, ku më përpara, edhe njëçik durim, do e kenë super ata. Duhet me i kontaktu dhe i fol që të bëjnë durim. Pak durim mos lëkunden, se me ata të tjerët s’ka Rindërtimi, s’ka vaksinim. Bëja të qartë.

EKONOMI: Tjetra, më thatë vaksinimin. Nuk e keni idenë sa i rëndësishëm është.

EDI RAMA: Jo mo jo, nuk e di unë i shkreti, i mësoj nganjëçik.

EKONOMI: Më pyesin, për vaksinimin

EDI RAMA: Tani i thuaj këtë javë e ulim fashën. Duhet të punojmë intensivisht. Pavarësisht se ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm. Do Zoti nuk na çojnë në situata si në Kosovë e Mal të Zi. Shkoi një fushatë dhe marshimet e fushatës me lëkurët e njerëzve largqoftë, Po hajde këta janë.

EKONOMI: Faleminderit!

Tiranapost.al