Politikë

Video/ Tension në Kuvend. Opozita e re bllokon foltoren, Ruçi: S'ka këllqe njeri të më kundërshtojë mua

Video/ Tension në Kuvend. Opozita e re bllokon foltoren, Ruçi:

Valter mos bëj të fortin se do të përjashtohesh. Ky ishte paralajmërimi i kreut të Kuvendit për deputetin e opozitës së re Halit Valterin, por edhe Myslim Murrizit. Ata bllokuan foltoren e Kuvendit pasi Murrizi doli për të folur, por nuk u lejua. Ata nuk lejuan as ministrin Lleshaj të flasë.

Ruçi tha se duhet respektuar rregullorja: Nuk ka këllqe njeri të më kundërshtojë mua. 

Debati në Parlament është për marrëveshjen e reformëz zgjedhore, të parashikuar të votohet me 30 korrik, por opozita parlamentare kërkon lista të hapura dhe thotë se nuk do e votojë këtë marrëveshje.

Murrizi kërkonte ti kthente përgjigje kryeministrit Rama i cili tha:

Edhe kolegu juaj dhe zëvendësi i fuqishëm i këtij ndryshimi Murrizi na kanë kërcënuar duke thënë se duam ta bëjmë këtë lojë (reformën zgjedhore) Pazar a si keni qejf ta quani, të Damianit me Oerdin, dhe timit me Lulin duke blerë vota. Ndërkohë që pa diskutim sot konsensusi nuk është i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje vetëm me dy palë me opozitën shqiptare, pavarësisht se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen që u ngrit pastaj puna, për atë që është sot formalisht në tryezën e komisionit të ligjeve si produkt për tu miratuar. Dhe besoj që ne na takon si forca më e madhe politike por edhe si një forcë që ka përgjegjëisnë të shohë përtej interesave të saj që të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus.

14:10- pas pushimit 10 minuta, Myslim Murrizi doli në foltoren e Kuvedit dhe i bëri thirrje deputetëve të opozitës të largohen. Ata u larguan dhe kreu u Kuvendit tha: Rruga e mbarë! 

Fjala e Murrizit: 

Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qënit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Ndaj seancën e parë të erdha në prani të dy kolegëve deputetë në zyrë, që nuk të drejtë të bësh diversion brenda opozitës. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur.

As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë. Unë e kam ngritur dorën se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin. Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë zedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partisë

Gramoz Ruçi: Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë. Fjalën e ka Lleshaj.