Politikë

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite në Rezidencë! Meta, Basha, Bushati, Xhaçka etj

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite

Me kamera dhe me një audio muzikore ku shmangen bisedat, qoftë korteziale për publikun, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka postuar një pritje me të gjithë ish-ministrat e Jashtëm shqiptarë ndër vite.

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite

I pari shfaqet Ilir Meta, teksa i buzëqeshur takohet me ambasadoren amerikane, raportet mes të dyve kanë njohur kurba ekstreme, por javët e fundit duken në ditë të mira.

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite

Lulzim Basha ishte gjithashtu në pritje. Mes tij dhe Yuri Kim ka patur gjithnjë një raport të mirë. Kjo e fundit e ka mbështetur Bashën pa kursim për suksesin e tij, megjithë fatin politik, që, në fund koha tregon që se bëjnë dot amerikanët, por shqiptarët.

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite

Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm më jetëgjatë në postin e tij, por sot pa asnjë detyrë në PS.

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite

Arta Dade, e vetmja grua ministre e Jashtme, gjatë kohës së Fatos Nanos.

Video/Yuri Kim fton të gjithë ministrat e Jashtëm ndër vite

Edmon Haxhinasto, Arjan Starova dhe të tjerë.

Në tekst Kim shkruan: Si pjesë e festimeve tona për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim pati nderin të ftojë të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre. Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind! Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t'i bashkoheshin mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj.