Vijon vaksinimi i personelit në vijën e parë, Manastirliu: 549 mjekë e infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook shkruan se mjekët Prof. Eqerem Hasani dhe Prof. Mira Kola sapo kanë kryer vaksinën anti-Covid dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi.
Në postimin e saj Manastirliu shkruan gjithashtu se 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës antiCovid
Postimi i ministres Manastirliu:
Jam e kënaqur që prof. Eqerem Hasani, prof. Mira Kola dhe mjekët e shërbimeve delikate të urgjencës dhe reanimacionit sapo kanë bërë vaksinën anti-COVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.
549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës #antiCOVID
#ShqipëriaBuzëqesh