Politikë

Vjehrri i Eduard Halimit ndahet nga jeta: Në kushtet e koronavirus, mirëkuptojmë mosardhjen në ceremoninë mortore

Vjehrri i Eduard Halimit ndahet nga jeta: Në kushtet e koronavirus,

Eduard Halimi, ish deputet i PD-së njofton se vjehrri i tij ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Por për shkak të situatës me koronavirusin, ai shprehet se mirëkupton pamundësinë e miqve dhe të njohurve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, për të u kthye në burim përhapje të virusit Covid-19.

Në një postim në Facebook, ai shkruan:

Pas njê semundje tê gjatë ndroi jetë në moshë 86 vjecare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime.
Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier i cili dhe ngriti flamurin ne Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vellai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia perkushtoi ndertimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klaren dhe solli ne jete dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkeshorten time!

Te dashur miq, shoke e te aferm,
Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte te ishte bashke me ne, me familjen tone, qe te na gjendeshit ne kete dite shume te trishtuar per te gjithe ne, ashtu si dhe ne ju jemi gjendur. Por ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithe familja jone e mirekupton plotesisht pamundesine tuaj sipas rastit per te marre pjese ne ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 prane Medresese ne Tirane dhe funeralin qe nis ne oren 12.00 per ne varrezat e Sharres!

Koha kerkon qe te ndryshojme zakonet tona shekullore dhe ne te gjithe ju mirekuptojme per kete! Shendeti juaj dhe i familjarve tuaj eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha!

Te gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka perkujtimore do te zhvillohen ne nje moment tjeter pas kalimit te situates me CoronaVirus.
Ju falenderojme shume per mesazhet tuaja! Ne emrin tim dhe te gjithe familjes se bashkeshortes sime! Eduard Halimi.