Politikë

Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Europian! Kandidatja për zgjerimin përballet me polemika

Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Europian! Kandidatja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar.

Postin e komisionares për zgjerim, ajo ka vendosur t’ia ndajë kandidates nga Sllovenia, Marta Kos.

Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian.

Kandidatura e Kosit ka shkaktuar polemika në Slloveni pasi Opozita nuk mbështetë emrin e zonjës Kos dhe nuk pranon që të zhvillojë një seancë dëgjimore në komisionin përkatës parlamentar.

Opozita e ka akuzuar Kosin se ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë.

Kos ka qenë ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër.

Më herët ka punuar edhe në Qeverinë e Sllovenisë si drejtore për raportet me mediat.

Kaja Kallas konfirmohet si shefe e Bashkimit Europian për politiëk të jashtme dhe siguri, ndërsa për herë të parë, Brukseli do të ketë dhe në komisioner për Mbrojtjen dhe Hapësirën. Andrius Kubilius, siç njoftoi presidentja von der Leyen, do të punojë në zhvillimin e ushtrisë europiane dhe kapaciteteve investuese në industrinë e mbrojtjes.