Politikë

Vota ime nuk është për rotacion por për përmbysje! Pse u instalova në Vlorë

Vota ime nuk është për rotacion por për përmbysje! Pse

Presidenti Meta u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në Opinion mbi vizitat e tij në Vlorë dhe zgjedhjet, si dhe për çështjen e të dhënave.

Thonë që edhe LSI është e përfshirë me përdorimin e të dhënave?

Meta: Po, po ato vajzat e LSI po bëjnë namin... ( qesh me ironi)

Për “Grushtin e Shtetit” ( bojkotin e kontrollorëve të Rinasit)?

Meta: Po po unë e bëra madje edhe ato festat braziliane që i di edhe ti Blendi ( Fevziu qesh dhe Meta gjithashtu). Edhe ata kur hyne në grevë në Fiumiccino grusht shteti thonë që kanë bërë.

Fevziu: jo ata paralajmërojnë.

Meta: Pse nuk thoni ju këtij kryeministrit turp kur merr Damianin në telefon dhe i thotë do e bësh Tërmet. Si nuk reagoni ju kur ai përmend këtë rast.

Patronazhist, a ka Meta

Ilir Meta: Unë kisha 500 patronazhistë. Shikoni ku ka shkuar marrëzia e këtyre fuksave. Se ma ka thënë Ylli Bodinaku. Më erdhi një ditë Ylli e më tha po na kthejë kohën e fuksave. O Yll erdha të them diçka. Hajde se do të jap një gjë. Kam dëgjuar që po të survejojnë meqë rri me Presidentin. Kamarier, i tha Ylli, merr pagesën dhe ik. Unë kam bërë burg se s'durok dot fuksat.

Pse Ilir Meta është instaliar në Vlorë? Dhe cfarë po ndodh me Luan Ramën? Është e vërtetë që po punonin për numrin dy dhe jo numrin 1?

Unë po punoj që në Vlorë të mos ndodhë Tërmeti. Që kryetari i bashkisë së Vlorës të jetë i qetë në detyrën e tij dhe mos të intimidohet. Nga afrimi e të tjerëve. Ata po bëjnë një sistem mafioz për të marrë votën. Javën e ardhshme do të keni të dhëna të reja.

Do votoni për Opozitën?

Vota ime nuk është për rotacion por për përmbysje!

Keni folur me Damianin?

Po para 5 a 6 ditësh ai mori Nikollën në telefon, dhe i thashe të ma kalojë. I thashë Damian çfarë i ke ato që thua. Eja dhe mi thuaj.

Gazetarja Fatjona Mejdini: Pse nuk e denonconi për gjithë keto skenare që e amuzoni. Pra e keni retorikë dhe thoni kështu e flisni në telefon.

A do votoni për Monika Kryemadhin?

Meta: S’mund të them për kë do votoj. Por jam për përmbysje. Them t’i qëndrojmë besnik kushtetutës së 1998.

*Tiranapost.al.