Vuçic propozim apo provokim: Vitin tjetër ta bëjmë samitin në Serbinë Jugore

E Mërkurë 8 Qershor 2022, 10:43
TiranaPost
Në jug të Serbisë ndodhet Kosova, sa për sqarim gjeografik. Sqarimi politik është një histori e gjatë që shqiptarët e ballkanasit e njohin mirë.
Teksa zhvillohet në Ohër samiti për "Open Balkan", Aleksander Vuçiç ka propozuar që vitin e ardhshëm të bëhet në Serbinë jugore. Ai nuk thotë Serbi, as Beograd, por le me kast të hapur keqkuptimin, ose provokimin, ose ka dashur të thotë për Preshevën e Medvegjën.
"Propozoj që samitin e ardhshëm ta realizojnë në Serbinë Jugore, tha Vuçiç
Mbetet për t'u parë se çfarë komentesh dhe analizash do të ketë