Politikë

Vula shkon tek Berisha

Vula shkon tek Berisha

Lulzim Basha ka humbur në fund edhe vulën e PD-së, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur të njohë Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike.

Pasi dëgjoi parashtrimet dhe argumentet e palëve të përfshira në konfliktin dyvjeçar, trupa gjyqësore vendosi që “pronësia” e vulës dhe logos së PD-së i përket grupit të Rithemelimit, i drejtuar nga Berisha.

Trupi gjykues që po shqyrtoi çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.

PD e Rithemelimit u përfaqësua nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, ndërsa PD e Bashës nga Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.