Politikë

Wadephul thirrje partive politike në Shqipëri: Konsenus për reformën zgjedhore

Wadephul thirrje partive politike në Shqipëri: Konsenus për

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri t'i kthehen konsensusit për listat zgjedhore.

Wadephul, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë një konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, pas takimit që ai pati në Berlin me Ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Wadephul-i i tha për “DW” në përfundim të takimit, sot në Berlin, se Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu. Por ai shtoi se ka ende për të bërë.

“Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjdhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore", është shprehur Wadephul.

Cakaj ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore për të lobuar për hapjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare. Deri tani ai është takuar me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Evropës, Gunther Krichbaum, dhe me Ministrin për Çështje të Evropës, Michael Roth.

Kujtojmë se pak orë më parë përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, iu ka dërguar një e-mail anëtarëve të Këshillit Politik, si kundërpërgjigje për argumentet e parashikuara në emailin e dërguar më datë 27 shtator nga Bylykbashi dhe Vasili. Përmes e-maili, kërkohet mbledhja e Këshillit Politik të enjten, datë 1 tetor, ora 11.00.