Politikë

Yuri Kim flet nga Himara për Draftin e Opozitës: Nëse palët do bien dakord do ta mbështesim

Yuri Kim flet nga Himara për Draftin e Opozitës: Nëse palët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur nga Himara për draftin që opozita ka dorëzuar në Këshillin Politik, dhe që pritet të diskutohet nga palët politike. Opozita kërkon hapjen e listave 100% por mosprekjen e koalicioneve, gjë që kundërshtohet nga maxhoranca.

Ambasadorja thotë se nëse palët do të bien dakord mbi këtë draft, do të ketë mbështetje edhe nga ajo si përfaqësuese e SHBA-ve.

Yuri Kim tha:

Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. Ka rëndësi që opozita të vëzhdojë të mbetet e angazhuar dhe gjithashtu të gjitha palët, partitë që të mund të sjellin propozimet dhe kundër propozimet që janë reale.

Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe gjithashtu jam e kënaqsur që kam dëjguar që PS ka thënë se do e marrë këtë propozim do ketë debat real për ta përfshirë. Ky standardi i sjelljes dhe transparencës dhe përfshirjes është saktësisht ajo që presim nga një vend anëtar i NATOS, kandidat për në BE dhe gjithashtu një vend që kryeson OSBE-në.  Janë standarde të larta por ju i meritoni ato.

Unë kam folur qartë, 5 qershori është arritur në një mënyrë që ishte gjithpërfshirës dhe transparent. Çdo parti që ka firmosur atë letër duhet ti qëndrojë fjalës sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër, ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritja ime është që 5 qershori do të nderohet, nëse palët do bien dakord për të tjera përtej 5 qershorit do ta mbështesim, por le të shohim se çfarë do ndodhë.