Politikë

Yuri Kim flet për protestën e 8 janarit: Miqtë e Shqipërisë kudo në botë u skandalizuan nga ato pamje

Yuri Kim flet për protestën e 8 janarit: Miqtë e

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim në një intervistë me Erla Mëhillin është pyetur në lidhje me protestën e 8 Janarit. Kim është shprehur se është kundër dhunës politike, duke theksuar se miqtë e Shqipërisë kudo në botë u skandalizuan nga ato pamje.

Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, protesta e 8 janarit. Ju bëtë një tweet gjatë asaj proteste ku u fokusuat tek forca e përdorur nga protestuesit, ndërkohë që edhe prokuroria edhe mediat pamë se kishte dhunë edhe nga ana tjetër, pra që vinte nga brenda godinës. Si do t’iu përgjigjeshit akuzave se ju ishit e njëanshme në këtë reagim tuajin?

Ambasadorja Kim: Nuk jam fort e sigurt ç’doni të thoni? Si mund të jesh e njëanshme kur thua se s’duhet të ketë dhunë politike? Vetëm nëse pala tjetër thotë se duhet të ketë dhunë politike, rast në të cilin, po, jam e anshme. Jam kundër dhunës politike. Shtetet e Bashkuara janë kundër dhunës politike. Mendoj se njerëzit u skandalizuan. E di që njerëzit në Uashington, miqtë e Shqipërisë kudo në botë u skandalizuan kur panë ato pamje njerëzish që thyenin dritare, shkulnin dyer, dhunën, grushtet, gjakun. Ka një hetim për këtë çështje tani dhe mendoj se nuk më takon të jem ajo që përcakton fajin. Të presim dhe të shohim çfarë do të nxjerrë hetimi.

Tiranapost.al