Politikë

Yuri Kim inkurajon Alibeajn dhe Ballën për nisjen e sesionit parlamentar

Yuri Kim inkurajon Alibeajn dhe Ballën për nisjen e sesionit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar sot takime të ndara me krerët e grupit Parlamentar të PS-së dhe PD-së, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn.

Yuri Kim inkurajon Alibeajn dhe Ballën për nisjen e sesionit

Në përfundim të takimit Balla dhe Alibeaj janë shprehur se fokusi i bisedimeve ishte nisja e sezonit të ri parlamentar.

Pas takimit Balla u shpreh: Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese

Ndërsa Alibeaj tha: Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së. E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!