Politikë

Yuri Kim me Presidentin e ri Begaj: Mezi presim të nisim bashkëpunimin e ri

Yuri Kim me Presidentin e ri Begaj: Mezi presim të nisim bashkëpunimin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e ri të zgjedhur Bajram Begaj. Ambasada ka shpërndarë në rrjetet sociale foto të takimit ku përveç urimit për detyrën e re diplomatja e SHBA e ka falënderuar Begajn edhe për bashkëpunimin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Yuri Kim me Presidentin e ri Begaj: Mezi presim të nisim bashkëpunimin

Postimi i ambasadës së SHBA:

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”.

Yuri Kim me Presidentin e ri Begaj: Mezi presim të nisim bashkëpunimin