Politikë

Yuri Kim mesazh nga Bajram Curri: të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës

Yuri Kim mesazh nga Bajram Curri: të zgjedhim të ardhmen në vend

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë këtë të hënë një mesazh nga Bajram Curri, duke nënvizuar se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës.

Këtë mesazh, Yuri Kim e ka lëshuar vetëm 3 ditë para Ditës së Faënderimeve, teksa vuri në dukje se ishtë e lumtur për rikthimin e saj në kryëqendrën e Tropojës.

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përplaseshe me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në "English Empoëers All Tropojans" dhe "Girls Lead Our World @gloë_club_tropoje.

SHBA-ja është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe SHBA-në! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë - jam mirënjohës që jam me ju”, tha Ambasadorja në rjetet sociale.

Tiranapost.al