Politikë

Yuri Kim mesazh Ramës dhe Bashës: Mbani fjalën e dhënë. Përgjegjësit jeni ju

Yuri Kim mesazh Ramës dhe Bashës: Mbani fjalën e dhënë.

Në një mesazh drejtuar të dyve pa bërë veçime, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u ka hërë thirrje sot që të mbajnë përgjegjësi për angazhimin e tyre në ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe se çdo propozim apo kundër-propozim përtej 5 qershorit të bëhet mes palëve me mirëbesim. 

Yuri Kim shkruan: 

Ne e kujtojmë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe liderë të tjerë për të gjitha angazhimet që ata kanë ndërmarrë në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe çdo çështje tjetër pëtrtej '5 qershorit'. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. SHBA-të gjithmonë do t'ju mbështesin, por jeni ju udhëheqësit shqiptarë, pala përgjegjëse.