Politikë

Jam vetëm një e huaj në vendin tuaj, fatin tuaj e beni vetë. Në 25 prill mendoni kush duhet të ulet në parlament për ju

Jam vetëm një e huaj në vendin tuaj, fatin tuaj e beni vetë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e ftuar në emisionin “Përballë” ka paralajmëruar se kushdo që përfshihet në blerje votash dhe cënim të procesit ligjor të zgjedhjeve nuk do të harrohet nga SHBA dhe ka shtuar se ka disa “opsione në tavolinë” për ta.

“Kemi disa opsione, por nuk i diskutoj në publik. Mendoj që njerëzit e kuptojnë që për SHBA kjo është një diçka serioze. Mendoj që Presidenti Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë shumë të qartë rëndësinë qendrore të sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të demokracisë kudo në botë.

Nuk e bëjmë sepse është diçka e këndshme, nuk është bamirësi, por se është në interesin kombëtar të SHBA që të ketë aleatë të fortë, të aftë dhe të begatë. Duam të sigurohemi që Shqipëria si aleate e NATO-s është e fortë se ne besojmë te ju siç besoni ju tek ne. Kjo është ajo që mendojmë ndërsa shohim këtë 30-vjetor dhe ndërsa ecim drejtë zgjedhjeve, është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria.”

Gjithashtu, Yuri Kim i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shesin dinjitetin dhe fuqinë e tyre që është vota.

“Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo”- ka thënë ajo për gazetarin Lutfi Dervishi.

Ajo ka shtuar se ndonëse SHBA ka kontribuar për reformën në drejtësi dhe për sundimin e ligjit, në fund i takon shqiptarëve që të marrin në dorë fatin e tyre dhe të “vendosin tullat” për një demokraci të konsoliduar.

“Jam vetëm një e huaj në vendin tuaj, në fund të fundit e vendos populli shqiptar. Mendoj që çdo vend është i ndryshëm dhe duhet të marrë në konsiderata. Po i kthehem diçkaje që ju thatë, jo thjeshtë Reforma në Drejtësi, por investimet

Demokracia dhe e erëndshmja e Shqipërisë nuk do të jetë që dikush të ndërton një shtëpi dhe ti thjesht jeton. Kemi të bëjmë me një projekt të vështirë, ju dhe unë. Të gjithë miqtë tuaj anembanë botës, përfshirë BE. Është një projekt që e ndërmarrim së bashku dhe duhet ta ndërtojmë tullë pas tulle, e ju të jetonin në Shqipëri. Është një projekt që duhet ta ndërtoni dhe ne do ju ndihmojnë.

Kur njerëzit thonë që Shqipëria ka qenë gjithmonë e korruptuar mendoj se janë broçkulla dhe ka si qëllim të vrasë shpresën. Siç kam thënë, shpresa është një armë, mjet dhe jo diçka që duhet lejuar të ritet lehtë.

Shihni faktet. Mendoni për fëmijët tuaj, shkoni në votime për 25 prill dhe krijoni një bazë. Nëse do të isha qytetare shqiptare, s’do e pranoja dikë që merr para nga taksat tuaja dhe thjesht sa rri ulur në Parlament. SHBA është e nderuar që është në gjendje që do të ndihmojë miken e saj, por tani është pjesa juaj”,- ka shtuar ajo.

Tiranapost.al