Politikë

Yuri Kim pas takimit me Bashën: S'bëhet para nëse njëra këmbë mbetet tek e shkuara. Kam parë disa raporte shqetësuese

Yuri Kim pas takimit me Bashën: S'bëhet para nëse njëra

Ambasadorja amerikane pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu deklaroi se e kupton periudhën e vështirë të tranzicionit që po kalon kjo parti, por shtoi duke përdorur shprehjen: "S'bëhet para nëse njëra këmbë mbetet tek e shkuara". Ajo i referohet rastit Berisha, por pa e përmendur me emër. Tregoi se shkoi në Uashington ku u takua me drejtues nga gjithë agjencitë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë apo departamentin e Drejtësisë ku i ka informuar por edhe anasjelltar. Yuri Kim u përgjigjet edhe atyre (me gjasë vetë Berishës dhe mbështetësve të tij) lidhur me akuzat se shpallja non grata është sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë: "Kam parë gjithashtu disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore te korrupsionit ka qenë sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Dhe në fakt do doja t'ju kujtoja që në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, Uillson ishte ai që tha: 'Shqipëria do vazhdojë të qëndrojë dhe më e fortë'.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim:

Kam pas mundësinë të flas në Uashington me drejtues nga gjithë agjencitë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë departamentin e Drejtësisë dhe gjetke. Sigurisht kam pasur mundësi që t'u jap info shefave të mi dhe kolegëve për situatën në Shqipëri. Mendova se ishte me rëndësi që sapo të vija të mund të vija në PD për të thënë ato që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar për të punuar më ngushtësisht me PD. Dhe sikurse e dinë të gjithë qeveria amerikane ka pasur një marrëdhënie shumë të fortë me PD që në fillim të saj.

Ne ishim aty kur PD hyri në pushtet për herë të parë dhe shpresojmë të punojmë bashkë kur ajo të vijë përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në pozitë të vështirë në proces tranzicioni por shpresojmë që të mund të dalë më e fortë e më e bashkuar, që të jetë në pozitë e të fitojë zgjedhjet.

Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj përsa i përket Uashingtonit, jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë, jemi gati ta sulmojmë atë pavarësisht rangut ku ndodhet, nivelit apo partisë.

Kam parë gjithashtu disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore te korrupsionit ka qenë sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Dhe në fakt do doja t'ju kujtoja që në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, Uillson ishte ai që tha: 'Shqipëria do vazhdojë të qëndrojë dhe më e fortë'. Dhe i vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria do vazhdojë me e fortë e sovrane.

Dhe atyre të cilët synojnë ta vendosin SHBA kundër popullit do t'u them që e keni gabim. Populli e di që ju e keni gabim. Pozicioni jonë në këtë çështje pavarësisht demokracisë dhe sovraniteti nuk ka për të ndryshuar kurrë, pozita jonë ndaj PD nuk ka për të ndryshuar, kurrë. Para ditëve, javëve muajve kemi shumë punë për të bërë.

Është vërtetë thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht, duhet të ndërmerren veprime që të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme, për të trajtuar gjithë mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka punë që duhet bërë lidhur me reformën territoriale, dhe punë që duhet bërë edhe kundër korrupsionit.

Të gjitha këto kërkojnë që të ketë një parti Dmekratike të fortë dhe të bashkuar, që të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë presim që të ecim para me Shqipërinë, popullin, PD, drejt të ardhmes, kështu që le të ecim përpara.

*Tiranapost.al.