Politikë

Yuri Kim prapë mesazh: Duam vetëm suksesin e reformës Zgjedhore dhe Vettingun

Yuri Kim prapë mesazh: Duam vetëm suksesin e reformës Zgjedhore

Në takimin që pati mesditën e sotme me kryeministrin Rama, ambasadorja amerikane ndryshe nga pritshmëritë për inkurajim të protestës për Teatrin e prishur, takimi kishte në fokus vetëm Reformën Zgjedhore.

Njoftimi i Ambasadës amerikane:

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”.

Ndërsa pak orë më vonë, ambasadorja është takuar me kryetaren e KPK, ku ka kërkuar që Vettingu të përshpejtohet dhe që reforma në drejtësi të çohet përpara. Për video-bisedën me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo, ambasadorja Yuri Kim shkruan:

‘Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ne u dakordësuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA duan që reforma në drejtësi të ketë sukses'.

Yuri Kim prapë mesazh: Duam vetëm suksesin e reformës Zgjedhore