Politikë

Yuri Kim pyetet a u lobua kundër ambasadores së nominuar Kavalec nga Shqipëria

Yuri Kim pyetet a u lobua kundër ambasadores së nominuar Kavalec nga

Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara për të ardhur si ambasadore amerikane në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Donald Lu. Por emri i saj u tërhoq dhe në vend të Kavalec 'Amerika' dërgoi Yuri Kim.

Yuri Kim pyetet a u lobua kundër ambasadores së nominuar Kavalec nga

Çfarë ndodhi dhe a u lobua kundër saj në Shqipëri, me misionin kundër ndikimit rus? Një artikull i Daily Beast tregonte se PD loboi për heqjen e kandidaturës së saj. 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim iu përgjigj gazetarit Sokoll Balla duke thënë se gjithçka varet nga presidenti amerikan Donald Trump dhe se në të vërtëtë nuk e ka idenë nëse nga Shqipëria u lobua kundër saj.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Zonja Ambasadore, kjo është një pamje mahnitëse e gjirit të Vlorës.

Ambasadorja Kim: Shumë e bukur.

Sokol Balla: Edhe historia këtu është.

Ambasadorja Kim: Epo, shoh historinë, të shkuarën, të ardhmen, patjetër.

Sokol Balla: Ajo është Rusia… Ajo është NATO.

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Vërtet shumë përparim.

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Mbaj mend që përpara jush, një tjetër ambasadore duhet të kishte ardhur këtu, Zonja Kavalec. Supozohej të bashkërendonte punën kundër ndikimit rus dhe pastaj, papritur, nuk erdhi. A e trashëguat ju edhe misionin e saj? Dua të them, politikisht?

Ambasadorja Kim: Oh, e dini, për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara mbetet Donald J. Trump. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin do të kishte qenë përfaqësues. Pra, nuk ka ndryshim në politikë.

Sokol Balla: A është e vërtetë që edhe nga Shqipëria u lobua kundër saj? Kundër ardhjes së saj këtu?

Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.

Sokol Balla: Nuk keni idenë apo nuk keni koment?

Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.