Yuri Kim shëtitje në Parkun e Liqenit me Presidentin Begaj

E Shtunë 18 Mars 2023, 12:27
TiranaPost
Ambasadorja Yuri Kim ka postuar një foto ku tregon se sot në mëngjes ka zgjedhur të takohet e të bisedojë jo formalisht me Presidentin Bajram Begaj.
Një ditë më parë Presidenti dhe Kryeministri Rama u takuan, ku ky i fundit i dorëzoi kreut të shtetit kandidaturën e Vlora Hysenit për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në rrjet pati diskutime të ndryshme pro dhe kundër.
Kritikët thonë se zonja Hyseni u shkarkua nga qeveria Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani edhe me kërkesë të amerikanëve.
Mbështetësit thonë se Znj. Hyseni është një kandidaturë e shkëlqyer dhe profesioniste.