Politikë

Yuri Kim status pas intervistës: Po shoh tituj çorientues! S’mbështesim asnjë parti të caktuar

Yuri Kim status pas intervistës: Po shoh tituj çorientues!

Pas intervistës së dhënë në emisionin “Përballë”, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar një mesazh në rrjetin social Twitter ku shprehet se ka parë në mediat shqiptare tituj “çorientues” në lidhje me deklaratat e saj në këtë emision.

Yuri Kim fton qytetarët që ta ndjekin vetë intevistën dhe shkruan se ajo nuk mbështet asnjë parti politike, teksa mbështet vetëm të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin me votë, duke paraëjmëruar ata që mund të abuzojnë me këtë të drejtë.

“Unë shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar – SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”- ka shkruar ajo.

Tiranapost.al