Politikë

Yuri Kim takon sot Bashën

Yuri Kim takon sot Bashën
Foto-Arkivë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur në orën 16:00 selinë blu ku do zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Yuri Kim takon sot Bashën

Yuri Kim takon sot Bashën

Mësohet se takimi do të zhvillohet në ambientet e selisë blu, rreth orës 16:00. Nuk dihen detaje apo tema e diskutimit, ndonëse zhvillimet e fundit në PD lidhen me përjashtimin nga grupi parlamentar i Sali Berishës, pasi ky i fundit u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe aksioni i Berishës kundër Bashës.

Ndërkaq, ky do të jetë takimi i parë i ambasadores me Lulzim Bashën, që pas takimit para se Lulzim Basha të njoftonte vendimin për Sali Berishën. Yuri Kim deklaroi se partia nuk mund të hajë bar për interesat e një politikani të vetëm, e që u interpretua si një mesazh i qartë për Bashën dhe PD-në mbi vendimin që duhej marrë për Berishën. Më herët, Yuri Kim gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se vendimi i Bashës meriton respekt.

Vetë Sali Berisha ka reaguar duke thënë se vendimi i Bashës ishte thikë pas shpine dhe se është pjesë e një pazari me kryeministrin Edi Rama. Mbetet për t’u parë nëse ambasadorja do të bëjë një deklaratë pas takimit, po ashtu kreu i PD-së Lulzim Basha.

*Tiranapost.al.