Politikë

Yuri Kim vizitë në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës: Më shumë investime në veri

Yuri Kim vizitë në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë vizitës Yuri Kim është shprehur se SHBA ka tri prioritete në Shqipëri, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin duke folur gjithashtu për rëndësinë e investimeve në Veri.

View this post on Instagram

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

“Kur unë mbërrita në Shqipëri e bëra të qartë se kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Dhe madje vetëm mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Sikurse jeni në dijeni kemi bërë përparim përparim për sa i përket mbrojtjes. Shqipëria priti një nga stërvitjet më të mëdha të NATO. Kemi bërë përparim në reformën në drejtësi dhe për sa i përket biznesit do të vazhdojmë të ecim përpara. Sikurse më keni dëgjuar jam shprehur për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike për veriun e Shqipërisë. Jam e kënaqur qe jemi këtu në Kukës,”tha Kim.

Tiranapost.al