Politikë

Zbardhet agjenda e mbledhjes së qeverive Shqipëri- Kosovë në Elbasan

Zbardhet agjenda e mbledhjes së qeverive Shqipëri- Kosovë në

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama do të takohet ditën e premte me qeverinë e homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti. Një ditë para këtij evenimenti është zbardhur edhe agjenda, të cilën do ta ndjekin përfaqësuesit e qeverive mike.

Sipas agjendës në fjalë, delegacioni i Kosovës do të mbërrijë në vëndin tonë në orën 09:45, dhe do të pasohet me mbërritjen e kreut të qeverisë kosovare, Albin Kurtit.

Më pas, do të mbahet çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë, dhe pas kësaj do të kryhet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Në përfundim të takimit do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave, ndërsa në orën 13:10 do të mblidhet Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë

Agjenda e mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës:

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)
12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të
Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve

Më herët gjatë ditës së sotme është publikuar edhe lista e axhendës me 16 marrëveshje që priten të nënshkruhen ditën e nesërme në mbledhjen e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. (Lexo të plotë në linkun më poshtë)

Tiranapost.al