Politikë

Zbardhet axhenda e takimit mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Prishtinë

Zbardhet axhenda e takimit mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri në

Ditën e nesërme do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e qeverisë së Kosovës me qeverinë e Shqipërisë. Ky takim mes dy qeverive do të drejtohet nga Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti dhe pritet të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve.

Mbledhja do të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Axhenda:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore

dhe marrëveshjet për nënshkrim

12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës

së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë:

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të

përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano,

integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i

Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës

së Shqipërisë