Politikë

Zbardhet takimi i Ramës me kryetarët e Bashkive: S'ka pushime!

Zbardhet takimi i Ramës me kryetarët e Bashkive: S'ka pushime!

Pas takimit me deputetët dje,kryeministri Rama mblodhi sot të gjithë krerët e Bashkive të PS. Rama u ka kërkuar atyre të aktivizohen më shumë dhe pavarësisht pandemisë, të gjejnë mënyra të komunikojnë dhe të takohen me njerëzit.

"Nuk do të ketë pushime! Vijoni punën me takimet me njerëzit! Pavarësisht situatës së pandemisë gjeni mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët në çdo zonë".

Sipas gazetatës Tema, kryeministri i ka garantuar krerët e bashkive se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Në takim ndodhej edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe sekretari organizativ Arben Pëllumbi.

Në takimin me deputetët dje, Rama ka thënë:

"Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore".