Politikë

Zëdhënësja e Berishës Erla Mëhilli poston koment direkt pas përzgjedhjes së Mark Markut në qarkun e Lezhës

Zëdhënësja e Berishës Erla Mëhilli poston koment direkt

Pas lajmit se ish deputeti Mark Marku është caktuar si drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, vjen një reagim i shpejtë i zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli. Ajo ironizon procesin e Komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga PD: Pra një drejtues politik qarku na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në të gjithë Shqipërinë. Mirë shumë, shkruan Mëhilli në Instastory të saj.

Postimi i plotë: Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë.

Zëdhënësja e Berishës Erla Mëhilli poston koment direkt

Mark Marku u caktua si drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës, pas një takimi të shtune me Lulzim Bashën në zyrat e PD. Pedagogu ka qenë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndërsa në një intervistë para disa muajsh, Mark Marku tha se se në eksperiencën e tij si deputet nuk është ndier mirë, dhe për këtë nuk pretendon asnjë post pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Zëdhënësja e Berishës Erla Mëhilli poston koment direkt

*Tiranapost.al.