Politikë

Zëdhënësja e shtypit të Biden deklaron se do të largohet nga posti pas një viti: Dua të shpenzoj kohë me fëmijët

Zëdhënësja e shtypit të Biden deklaron se do të

Zëdhënësja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në konferencën rutinë të zhvilluar ditën e sotme përballë gazetarëve në Washington ka deklaruar se do të largohet nga posti i saj pas një viti, duke shtuar se ky nuk është një vendim i marrë tani dhe se kishte rënë dakord paraprakisht me administratën Biden se do të pranonte rolin vetëm për këtë periudhë të limituar kohore.

41-vjeçarja që ka dalluar nga zëdhënësit e administratës së kaluar për qetësinë dhe aftësinë për të shmangur polemikat habiti shumëkënd teksa deklaroi: “Më duket se po vjen koha që dikush tjetër ta marrë përsipër këtë rol. Kam fëmijë të vegjël dhe nuk dua të humbas rritjen e tyre. Vajza ime është në kopësht dhe nuk dua të humbas momente të rëndësishme të rritjes së saj”.

Psaki, vajza e një emigranti grek në Connecticut, ka shtuar largimi i saj është krej normal duke kujtuar se përgjatë administratës Obama pati tre zëdhënës të ndryshëm shtypi, ndërkohë që administrata Trump pati katër në vetëm një mandat.

Tiranapost.al