Politikë

8 marsi afati i fundit për regjistrimin e listave me kandidatë të përbashkët. Si do votojnë ata me Covid?

8 marsi afati i fundit për regjistrimin e listave me kandidatë të

8 marsi është afati i fundit i partive politike për depozitimin e listave shumë emërore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këtë deklaroi sot kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

“Në vlerësimin tonë konfirmohet vullneti i partive politike për të garuar në një listë të përbashkët. Është logjike, që deri në prezantimin e listës shumë emërorë partitë do të jenë në negociatë për emrat. Ne nuk kemi bërë një vlerësim të dokumentacionit e partive që kanë depozituar në KQZ koalicionet e tyre. Momenti final që përcakton se cili është numri i kandidatëve në listë të përbashkët, është data 8 mars”.

Ndërkaq, një ditë më parë, PD regjistroi koalicionin me 13 parti politike. Por LSI ka zgjedhur të kandidojë e vetme. Por në qarqet ku ka rrezik të mos sigurojë qoftë një mandat deputeti, si qarku Kukës dhe Dibër, do të përfshihet në listë të përbashkët me PD-në.

Celibashi deklaroi se nga 3, 584 milionë zgjedhës, 902 mijë prej tyre kanë karta apo pasaporta të skaduara. Ai tha se do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave.

Kreu i KQZ u ndal edhe tek votimi i personave me Covid, ku tha se e ka në dorë parlamenti të vendosë mënyrën:

“Kjo është një cështje jashtë KQZ-së. Në kuptim të rregullit që do të ndiqet. KQZ është administruse e procesit zgjedhor, mund të merret një opinion, por kjo më së pari është çështje rregulli. Për këtë duhet të merret parlamenti”

*Tiranapost.al.