Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Sot mbërrijnë fletët e votimit për 6 qarqe

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Sot mbërrijnë fletët e votimit për 6

Fletët e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit janë printuar, për 6 qarqe. Lajmin e bën me dije kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Fletët e votimit për 6 qarqet mbërrijnë ditën e sotme, konkretisht për qarqet: Vlorë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Ilirjan Celibashi:

"Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme".

Fletët e votimit për këto zgjedhje po printohen nga kompania Sllovene Cetis. Në total pritet të printohen 3.5 milion fletë votimi, aq është edhe numri i zgjedhësve të regjistruar. Votuesit do të kenë para vetëm një fletë votimi, ku kandidatët janë të përfaqësuas me numra me jo me emrat e tyre. Por do të ketë një broshurë në dhomën e fshehtë ku qytetarët mund të shohin numrin e kandidatit dhe emrin që korrespondon.

Afati i dorëzimit të të gjitha fletëve të votimit, për 12 qarqet është 22 prilli.

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Sot mbërrijnë fletët e votimit për 6

*Tiranapost.al.