Politikë

Zgjedhjet e reja: 6 propozimet e opozitës, nga cilat është tërhequr?

Zgjedhjet e reja: 6 propozimet e opozitës, nga cilat është

Ambasadorja amerikane u shpreh qartë mbrëmë kur tha se nëse palët duan të shtojnë pika të tjera jashtë rekomandimeve të ODIHR dhe palët bien dakord, atëherë do ketë mbështetje për ti përfshirë por nëse nuk gjendet konsensusi, opozita duhet të tërhiqet nga kërkesat e tjera. 

Sot në ditën e dytë vendimtare të negociatave, takim me Këshillin Politik dhe tre ambasadorët , pakët patën një shkëputje nga rezidenca e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kanë shkuar në selitëe partive tek krerët e tyre. 

Ndërkaq opozita ka shtruar 6 propozime. Tek disa është tërhequr, tek disa të tjera maxhoranca i ka pranuar. 

Propozimet janë:  

-Propozimi i parë ka të bëjë me qendrat e votimit dhe identifikimin biometrik të votuesve. Palët bien dakord për të zbatuar identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë.

-Sa i përket qendrave të votimit, opozita ka propozuar një formulë edhe për përbërjen e tyre, me 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike me fuqi vendimmarrëse, të cilët do të trajnohen nga KQZ. Ndërsa 4 komisionerë, me fuqi vëzhguese, do të emërohen drejtpërdrejt nga partitë.

-PD është tërhequr nga propozimi i saj duke pranuar variantin e PS për riformulimin e KQZ, por PD kërkon të propozojë kandidatin për kryekomisioner. PD dhe aleatët sugjeron që trupi i apelimit të ketë 5 anëtarë, trupi rregullator të ketë nga 3 deri në 5 anëtarë, ndërkohë kërkohet që KQZ të ruajë të drejtën për të urdhëruar rinumërim të pjesshëm.

-Opozita kërkon edhe një rikompozim të qendrave të numërimit. Bie dakord me formulën e komisioneve të numërimit me 1 anëtar të propozuar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues të vënë nga partitë politike në tavolinë, ose 4 përfaqësues të propozuar nga partitë më të mëdha politike në vend.

-Opozita është tërhequr nga propozimi që ankimimi të ndodhte në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e vetting-ut, por ankimi të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, pra me gjyqtarë që e kanë kaluar procesin e vetting-ut.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka njoftuar një tjetër komunikim me median këtë mbrëmje.