Politikë

“Zgjedhjet për kryetar PD-je, ishin të manipuluara”, Berisha i bën thirrje Bardhit dhe nënkryetarëve të japin dorëheqjen

“Zgjedhjet për kryetar PD-je, ishin të manipuluara”,

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje këtë të martë Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe nënkryetarëve që të japin dorëheqjen. Sipas Berishës, Bardhi dhe nënkryetarët nuk janë zgjedhur, por janë emëruar në postet që mbajnë.

Nga “Foltorja” e Matit, Berisha tha se Gazment Bardhit dhe nënkryetarët janë skllevër të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe se nëse nuk japin dorëheqjen do të bëjnë gabim të rëndë.

“Zgjedhjet që organizoi për kryetar PD-je, ishin kryekëput të manipuluar. Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari kryesie, nuk kam personalisht me asnjërin asnjë problem, ju them se jeni të rinj në politikë, duhet të korrigjoni qëndrimin tuaj. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit. Jepni sa më shpejt dorëheqjen, bashkohuni me rithemelues të PD. Bashkohuni se qëllimi ynë është bashkimi por nuk ka asgjë në botë që mund të na bashkojë veç votës, që na bashkon si njerëz të qytetëruar, që vendosim të zhvillojmë vlerat e përbashkëta. I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj.

Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të gdhendura në muret e kohës, si firmat e një historie që shënon pluralizmin dhe shembjen e narkoshtetit shqiptar. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratë të Matit ju ftoj të vini në Tiranë të merrni deputetët tuaj, por kam konsideratë kur ata ju respektojnë ju, gjithë respekti im varet nga respekti që kanë ata ndaj jush”, tha Berisha midis të tjerash.

Tiranapost.al