Politikë

Zgjedhorja/ 'Ambasadorja Yuri Kim ka qenë imponuese'

Zgjedhorja/ 'Ambasadorja Yuri Kim ka qenë imponuese'

Monika Kryemadhi thotë se reforma zgjedhore nuk u finalizua me marrëveshje por me dakordësi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve që sipas saj e kuptuan çfarë po ndodhte dhe kush e donte pengimin e reformës, po ashtu qëndrimin e opozitës. Kryemadhi akuzoi Ramën se kërkonte shkatërrimin e kësaj marrëveshje dhe se ndërkombëtarët e kuptuan.

Në intervistën për Babaramon, Kryemadhi shtoi se Ambasadorja Yuri Kim ka qenë mjaft tough- e fortë apo imponuese për disa çështje të reformës, dhe në fillim mund të mendohej që reagimi i saj nuk ishte diplomatik, por që në fund u dakordësua.

'Pati një dakordësi e cila u mundësua, se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ,  nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe vetë ka qenë mjaft e fortë mund të themi, që ka qenë të themi edhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe mazhorancën, biometrikun gjë që në një farë mënyre në momente fillestare mund të thuash çfarë është ky reagim jo diplomatik nëse mund të quhet, por përfundimi ishte një material dokument i dakordësuar me SHBA, BE me Bundestagun gjerman'.

A do të zbatohet kjo marrëveshje?

'Nëse jo ky është problem i zotit Rama', tha Kryemadhi. 

Reforma Zgjedhore duhet të miratohet në parlament. Por opozita parlamentare ka paralajmëruar se nuk do e votojnë nëse nuk ndryshohet sistemi.